Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot gjatë ditës ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Gordon Brown, përcjell Kosova Post.
Kurti përmes një cicërime në Twitter ka treguar se Gordon Brown e ka uruar për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Sot fola me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Gordon Brown, i cili na uroi për fitoren tonë dhe ofroi mbështetje për planet tona në ekonomi, zhvillim, rritje të vendeve të punës, mjedisin & anti-Covid”, ka njoftuar Kurti.