Kurti deklarohet për votat e diasporës: Ka tendenca që fitorja jonë të zvogëlohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur në lidhje me procesin e numërimit të votave të diasporës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit ka thënë se janë duke e përcjellë me vëmendje procesin e numërimit të votave të diasporës.

Kur u pyet për refuzimin e mbi 16 mijë votuesve nga diaspora KQZ, Kurti tha se ka tendenca që fitorja e VV të zvogëlohet.

”Ne po e përcjellim me vëmendje dhe qartazi ka tendenca që fitorja jonë plebishitare që sado pak të zvogëlohet. Edhe vonesa edhe këto padrejtësitë të vogla në dukje teknike, por që s’janë të tilla. Nuk mund ta ndalin fitoren e madhe që ka arritur VV në zgjedhjet e fundit”, u shpreh Kurti për RTV Besa.

Kujtojmë që KQZ ka nis sot numërimin e mbi 30 mijë votave me kusht.

Share This Article