Kurti: Demonstratat e vitit 81 i dhanë fillim një pranvere shqiptare

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kujtuar demonstratat e vitit 1981, për të cilat tha se nxitën pranverën shqiptare.

Përmes një shkrimi në Facebook, ku risolli ngjarjet e marsit të 81-tës, Kurti vlerësoi lart përkushtimin dhe qëndrueshmërinë e popullit shqiptar për vetëqeverisje dhe liri.

Ai theksoi se “forca e studentëve të 1981 sot rrezaton tek ne, si shembull për rininë e për popullin”.

“Sot bëhen 38 vjet që prej organizimit të demonstratës së studentëve të Universitetit të Prishtinës më 11 mars 1981. Historianët bien dakord se ajo demonstratë shënon fillimin e një procesi të pandërprerë që çoi deri në zhbërjen e Jugosllavisë, e deri në çlirimin e Kosovës. Fillimisht ishte një protestë spontane, tek mensa e studentëve. Aty të rinjtë u revoltuan ndaj shërbimit e kushteve të këqija. Por kjo protestë spontane e studentëve u shtyp brutalisht, dhe prandaj shumë të tjerë u solidarizuan dhe vendosën të organizojnë demonstratën e 11 marsit. Ndryshimi mes protestës e demonstratës nuk është vetëm te numri i pjesëmarrësve. Protesta mund të jetë spontane, rrjedh prej revoltimit aty për aty kundër diçkaje të papranueshme. Ndërsa demonstrata është e organizuar, masive, është populli që demonstron se është i gatshëm të vetëvendos e të vetëqeveriset, ta marrë vetë në dorë fatin e vet” ka shkruar Kurti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply