Kurti dhe Lajçak takohen në Greqi, diskutojnë për uljen e tensioneve në veri të Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në Greqi me të Dërguarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Kurti i cili po merr pjesë në një simpozium në Greqi, është takuar me emisarin evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, takim të cilin kryeministri i Kosovës,  thekson se qeveria e tij mbetet e përkushtuar për zbutjen e situatës në veri të Kosovës.

Shefi i ekzekutivit, tha se me emisarin e BE-së, ka diskutuar për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Pata një bisedë të gjatë me emisarin Miroslav Lajçak në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndryshe sot në kuadër të edicionit të 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që po mbahet në Greqi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bashkëbisedim me ish-kryeministrin grek, njëherësh edhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, ish-ministër i Arsimit, George Papandreou.

Share This Article