Kurti dhe Osmani në SHBA, arrihet marrëveshja për investimin më të madh në Kosovë për energjinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, gjenden në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit në Uashington, ata do të takohen me sekretarin e shtetit Antony Blinken.

“Së bashku me Kryeministrin Kurti, në këtë takim do të fokusohemi në thellimin e partneritetit strategjik me SHBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë, reformat që po i ndërmarrin institucionet tona si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës”, thuhet në një njoftim të presidentes Osmani.

Pjesë e ekipit të Kosovës në këtë vizitë të rëndësishme në Amerikë është dhe ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ata pritet të nënshkruajnë një marrëveshje mes Kosovës dhe SHBA-ve, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit me një vlerë prej 236 milionëve dollarë.

Ky do të jetë investimi më i madh ndonjëherë në fushën e energjisë, me objektivin kryesor të garantimit të stabilitetit në furnizimin me energji elektrike në Kosovë dhe tranzicion në energji të pastër.

Share This Article