ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Qeveria “Rama 4” bën betimin në Presidencë. Kabineti i ri nis zyrtarisht detyrën 19 minutes ago
Metani: Fyerjet ndaj magjistratëve, të papranueshme. Sadushi: Të ndërtojmë një drejtësi që besohet 20 minutes ago
SHBA i vë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza 23 minutes ago
Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë 2 hours ago
Hajdutët shkrijnë një byzylyk ari 3000-vjeçar që i përkiste faraonit egjiptian 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kurti: Do të bashkëpunojmë me Shqipërinë për energji në kuadër të Strategjisë Kombëtare

albnews by albnews
18 November, 2021
in Albania, Kosova, Technologji
0
Kurti: Do të bashkëpunojmë me Shqipërinë për energji në kuadër të Strategjisë Kombëtare
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, morën pjesë në prezantimin e grupit punues për Strategjinë Kombëtare të Energjisë 2022-2031.

Sektori i energjisë është sektor prioritar për Qeverinë e Republikës së Kosovës, sepse ky sektor prek çdo aspekt të jetës së qytetarëve, tha në fillim të fjalës së tij hyrëse, kryeministri Kurti.

RelatedPosts

Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë

Konsumuan karamele me kanabis dhe u paraqitën me urgjencë në spital, si paraqitet gjendja shëndetësore e 3 motrave në Korçë

Betohen në Presidencë Edi Rama dhe ministrat e rinj

 “Në njëzet vitet e fundit, sektori i energjisë në vend nuk ka pasur pothuajse asnjë vendim në të mirë të qytetarëve, e që është bazuar në studime, analiza shumë-dimensionale e në të dhëna faktike. Ndërsa, gjatë qeverisjes sonë ne po hartojmë Strategjinë Kombëtare të Energjisë 2020-2031, e cila është e para strategji e energjisë, e cila do të bazohet në të dhëna dhe do të përpilohet  nga ana e ekspertëve”, u shpreh me tej kryeministri Kurti.

“Synimet tona në sektorin e energjisë dhe gatishmëria jonë janë në përputhshmëri me reformat që po miratohen e që po promovohen në nivel evropian e së fundi edhe në Konferencën e 26-të të shteteve nën Konventën e OKB-së për ndryshime klimatike, që u mbajt në Glasgoë”, theksoi kryeministri.

Ai tha se Strategjia e Energjisë 2022-2031 është strategjia e parë e energjisë në Kosovë, e cila përpos që do të bazohet në të dhëna dhe do të përpilohet nga ana e ekspertëve, është duke u hartuar përmes proceseve demokratike e transparente. 

“Për këtë arsye ne kemi marrë përsipër detyrën e rëndësishme të zhvillimit të një Strategjie Kombëtare të Energjisë dhe identifikimin e planeve të veprimit në mënyrë që sektori jonë i energjisë të niset për një tranzicion të drejtë energjetik – tranzicion i cili do të diversifikojë miksin e energjisë, do të ruajë sigurinë e furnizimit, do të promovojë energjinë e pastër dhe bashkëpunimin rajonal, në radhë të parë me Shqipërinë, por edhe me vendet tjera”, ka thënë ai.

Ai veçoi skemat mbështetëse konkurruese, si shembuj të mënyrave që do të ndihmojnë në uljen e çmimeve për zhvillimin e energjisë së pastër, sepse, siç deklaroi kryeministri Kurti, strategjia duhet po ashtu të sigurojë që energjia elektrike përveçse e qasshme, të jetë edhe e përballueshme për qytetarët, në veçanti për familjet me të ardhura të ulëta apo të mesme.

Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se si Ministri e Ekonomisë  jemi të angazhuar, që së bashku me grupin punues të zhvillojmë një strategji, që do të sigurojë një tranzicion energjetik e që për vizion ka dekarbonizimin deri në vitin 2050, ndërkohë që ruan sigurinë energjetike dhe të përballueshme për konsumatorët, rritë përdorimin e energjisë së pastër, dhe siguron integrim rajonal të tregut të energjisë në një mënyrë ekonomikisht të qëndrueshme. “Siguria e furnizimit me energji elektrike mbetet shtyllë kryesore e zhvillimit ekonomik”, tha ministrja Rizvanolli. 

Kryeministri i uroi punë të mbarë grupit punues dhe i ofroi mbështetjen e plotë të qeverisë, duke i inkurajuar që gjatë hartimit të strategjisë të ftojnë edhe ekspertë tjerë të jashtëm, shoqërinë civile, sektorin privat vendor, dhe akterë tjerë që të kontribuojnë  në hartimin e një strategjie transparente. Kryeministri Kurti dhe ministrja Rizvanolli shprehën mirënjohjen e tyre për grupin e ekspertëve, ndihmën e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe të gjithë kontribuuesve të tjerë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Qeveria “Rama 4” bën betimin në Presidencë. Kabineti i ri nis zyrtarisht detyrën

Qeveria “Rama 4” bën betimin në Presidencë. Kabineti i ri nis zyrtarisht detyrën

19 September, 2025
Metani: Fyerjet ndaj magjistratëve, të papranueshme. Sadushi: Të ndërtojmë një drejtësi që besohet

Metani: Fyerjet ndaj magjistratëve, të papranueshme. Sadushi: Të ndërtojmë një drejtësi që besohet

19 September, 2025
SHBA i vë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza

SHBA i vë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza

19 September, 2025
Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë

Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result