Kurti: Duhet të jemi të bashkuar rreth qëllimit tonë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se politika kosovare ka mundësi të jetë e unifikuar rreth asaj se çfarë kërkojnë në dialog me Serbinë.

Ai bërë këtë vlerësim në në fjalën e tij në konferencën “Zëri i popullit rreth ‘Finales së madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Ne e dimë se çfarë do Serbia, por a e dimë se çfarë duam ne? Në Kuvend ne mund të arrijmë konsensus për kërkesat tona për Serbinë, siç është njohja e pavarësisë, zbardhjen e fatit të të pagjeturve, reciprocitet, etj., pra janë gjëra që mund të dakordohemi. Këto kërkesa t’i bëjmë në një dokument zyrtar parlamentar e qeveritar për Serbinë si borxhli i yni. Kjo duhet të ndodhë para se të nisë dialogu. Ne duhet të jemi të bashkuar rreth qëllimit tonë për një marrëveshje të qëndrueshme”, tha Kurti.

Kreu i Vetëvendosjes gjithashtu u shpreh se forcimi i shëtit është një tjetër kusht për t’u paraqitur denjësisht në dialog.

Ai gjithashtu deklaroi se Kosova deri më tash ka 33 marrëveshje me Serbinë, por ato nuk ia kanë ndryshuar mendjen 5 vendeve anëtare të BE-së për ta njohur pavarësinë e Kosovës e aq më pak Kinës e Rusisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply