Kurti e Vuçiç në Paris me ftesë të Macron, kryeministri i Kosovës: Jam i gatshëm për marrëveshje

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë herët në mëngjes të enjten në Paris me ftesë të presidentit francez Emanuel Macron, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Në një videomesazh në Facebook, Kurti bën të ditur se në kryeqytetin francez mund të ketë edhe një takim trilateral me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe atë të Francës, Emmanuel Macron.

“Nesër, pra të enjten, herët në mëngjes do të nisem për Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, bashkë me gruan time Ritën, e me ftesë të Presidentit Francez Emmanuel Macron. Përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trilateral me Presidentin e Serbisë i cili po ashtu është ftuar atje. Unë me vete do të kem ekipin tim gjashtëanëtarësh nga kryeministria”, ka njoftuar Kurti.

Kurti është shprehur se është i gatshëm dhe i përgatitur për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, ndërsa shton se në tavolinë janë dy propozime.

“Jam i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”.

“I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne”.

Share This Article