Kurti: Edhe po të ngjallen dëshmorët nga varret s’kanë të drejtë të bëjnë pazare me territorin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se askush nuk ka të drejtë të bëjë pazare me territorin e Kosovës.

Në një intervistë televizive, Kurti tha se edhe po u ngjallën nga varret dëshmorët, s’do të mund të negocionin tokën e Kosovës.

“Askush nuk ka të drejtë të bëjë pazare me territorin e shtetit tonë. Edhe po u ngjallën dëshmorët nga varret nuk kanë të drejtë të bëjnë pazare me territoret e shtetit tonë e lëre më këta shpërdoruesit e pasluftës të cilët u bën multimilioner në kurriz të së tashmes dhe ardhmërisë së popullit tonë”, tha Kurti në Syri tv.

“Unë e mbroj shtetin e Kosovës që i ka kufijtë e definuar qartë, nga Hani i Elezit në Majën e Panshiqit në Lepisaviq, nga Karaçeva e komunës së Dardanës e deri në Çakor dhe Zhlep dhe për mua kjo është Kosova”, shtoi Kurti.

Share This Article