Kurti emëron Ardita Sinanin, këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Ardita Sinanin, këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

”Ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinoj znj.Sinani”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës, thuhet mes tjerash.​

Share This Article