Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në mbledhjen e komitetit të jashtëm të Parlamentit Evropian, ku ka theksuar se Kosova meriton liberalizmin e vizave.
Ai ka thënë se Kosova ka pasur më së shumti kritere se shtetet tjera, dhe se tashmë ka plotësuar ato.
“Kemi plotësuar kriteret për liberalizim të vizave. Nëse kjo qeveri me mbi 50 përqind të votave nuk mjafton që të marrim liberalizimin e vizave, atëherë do të ketë ndikim negativ tek të rinjtë”, u shpreh ai.
Gjithashtu, Kurti para eurodeputetëve ka deklaruar se do të bëjnë reforma të shumëfishta.
“Duhet të kemi reforma të shumëfishta pasi që kemi kriza të shumëfishta, pandemia është e fundit. Në fushën e drejtësisë na duhet një procesi i Vettingut. Duam një prokurori të jetë aktive dhe gjyqësori efikas, në ketë drejtim kemi aprovuar një koncept dokument për pasurinë e pajustifikueshme, do të ecim tutje”, ka potencuar ai.
Kryeministri po ashtu ka thënë se do të miratojnë masa të reja për ekonomi, duke tërhequr kështu investitorë nga diaspora.
“Nëse kalkulojmë çdo gjë është mbi 1 milion euro, që diaspora sjell në Kosovë, përbën fuqinë ton blerëse, klasa jonë punëtorë nuk është në mase të madhe në Kosovë, pra na duhet të kthehen si investitorë”, pohoi ai.
Në fjalimin e tij, Kurti tha se diaspora tashmë ka një Qeveri që nuk do të marrë haraç por investimet e tyre do të jenë të sigurta.