Kurti: Fati i të pagjeturve nuk ka qenë prioritet i asnjë qeverie pas lufte

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në Ditën ndërkombëtare të të zhdukurve ka vizituar shoqatën “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë.

Kurti ka shkruar në Facebook se edhe 21 vjet pas luftës, ende nuk dihet për fatin e 1 mijë e 641 personave të zhdukur.

“Në Kosovë, ende janë 1641 persona të zhdukur nga lufta e fundit. Edhe 21 vjet pas përfundimit të luftës, nuk dimë asgjë për fatin e tyre. Duke mos qenë asnjëherë prioritet i asnjë qeverie pas lufte, fati i të zhdukurve mbetet ende i pazgjidhur. Përpjekjet e shtetit të Kosovës për të zbardhur fatin e tyre kanë qenë ose të gabuara ose të mangëta, andaj të pasuksesshme”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shkruar se Kosova duhet të bëjë të pamundurën për të zbuluar fatin e të zhdukurve. Ai shkruan se vendi duhet të kujdeset për familjarët e tyre.

“Fokusi tani duhet vendosur te familjarët e të zhdukurve. Kosova duhet të bëjë të pamundurën për të zbuluar fatin e 1641 të zhdukurve, por krahas kësaj, Kosova duhet të kujdeset për familjarët që bartin përditë dhimbjen e këtyre krimeve. Këta familjarë kanë nevojë për kujdesje, përkrahje e mbi të gjitha për njohje të dëmit të vijueshëm që u është shkaktuar e po u shkaktohet ndër vite”, ka shkruar Kurti.

Share This Article