Kurti flet nga Kalifornia, shpalos detaje nga vizita e tij

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se ka përfunduar vizitën e tij në “Bregun Perëndimor” të SHBA-së dhe tani do të vazhdojë udhëtimin e tij në Amerikë në shtetin e Teksasit, përcjell KosovaPost.

Ai nga “Golden Gate Bridge” ka dhënë një raport të plotë se si shkoi vizita e tij në Silicon Valley.

“Sapo përfunduam vizitën dy ditore në San Francisko të Kalifornisë në Silikon Valley zhvilluam një sërë takimesh me kompani të mëdha globale si Linkedin, VMWare, Airbnb, Mircosoft dhe Uber. Por edhe me firma investuese Andreessen Horowitz dhe Sumeru Equity Partners për të ofruar qasje në financa për për talentet kreative të Kosovës.

Jemi takuar edhe me qendra të inovacionit teknologjik dhe social si dhe me profesionistë të teknologjisë të inovacionit dhe informacionit në kuadër të dialogut me mërgatën e të cilët punojnë në Oracle, Facebook. Amazon, Apple, Netflix e shumë të tjera.

Qëllimi kryesor i vizitës në shtetin e Kalifornisë ka pasur për fokus vendosjen e Kosovës në hartën botërore në investimeve në sektorin e teknologjisë dhe informacionit. Kompanitë me të cilën u takuam i kemi njoftuar për progresin ekonomik, teknologjik dhe demokratik në Kosovë. Për planet e qeverisë për të ardhmen dhe për mundësitë e pasura për investim në vendin tonë”, tha Kurti.

 “Nga këto fluturojmë për Dallas në Teksas”, shtoi ai.

Share This Article