Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur se marrëveshja me Serbinë duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër.
“Marrëveshja duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër sepse vetëm asisoj e bëjmë normalizimin e plotë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kurti, teksa ka folur edhe për marrëveshjet e arritura ndër vite me Serbinë.