Kurti: Gazetarja më pyeti me insistim për Lajçakun, e pyeta traktoristin por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas takimit që zhvilloi sot me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka vizituar një bujk në Miresh të Gjilanit, për të mbjellat vjeshtore.

Ai përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka treguar për një ngjarje e cila i ka ndodhur sot gjatë kësaj vizite me një gazetare.

Kurti tha se një gazetare duke e ndjekur nga pas nëpër ara e kishte pyetur për takimin që ai zhvilloi sot me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, por Kurti si me ironi e kishte pyetur traktoristin për Lajçakun, e sipas Kurtit ky i fundit i kishte dhënë gaz traktorit.

“Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajçakun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit”, ka shkruar  Kurti në Facebook.

Share This Article