Kurti: Gjykata Kushtetuese nuk do të vendos në favor të Presidentit Thaçi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është i mendimit se Gjykata Kushtetuese nuk do të vendos në favor të presidentit Hashim Thaçi, i cili mandatoi Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër.

Duke folur në T7, Kurti thotë se Thaçi është nostalgjik për kohën e tij si kryeministër dhe dëshiron më shumë kompetenca se ato që ia lejon Kushtetuta.

“Presidenti është figurë pasive, instancë ceremoniale, noter i shtetit”, thotë Kurti.

“Gjykata Kushtetuese nuk mund të mbështesë presidentin në orvatjen e tij që të jetë më shumë se president pa e anuluar vetevetën në kuptimin e mandatit që ka dhe praktikave të deritanishme”, shpjegon ai.

“Nuk besoj që presidenti del mirë nga kjo situatë, përkundrazi. Mendoj se ai (Thaçi) gjendet në mes të dy Gjykatave, asaj Speciale, që e ka krijuar vetë dhe Gjykatës Kushtetuese që tenton ta kontrollojë”, tha kryetari i VV-së.

Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi në Gjykatën Kushtetuesekërkesën për vendosjen e masës së përkohshme ndaj dekretit të Presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër, gjë për të cilën Gjykata dha kohë për përgjigje deri më 29 maj.

Share This Article