Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilës ka kërkuar nga Presidenti një takim gjatë ditës së nesërme, në mënyrë që t’i bashkërendojnë veprimet e përbashkëta rreth politikës së jashtme.
Kryeministri Kurti ka theksuar se prezantimi i Republikës duhet të jetë i njëzëshëm dhe se dallimet duhet të mbesin brenda vendit, duke mos ndikuar kur e përfaqësojnë atë.