Kurti i përgatit dokumentet për ta hequr pjesërisht taksën ndaj Serbisë nga 1 prilli

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti, ka nënshkruar dokumentin për shqyrtimin dhe miratimin në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë për lirimin nga tarifa 100% për lëndën e parë që hyn në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Nga data 1 prill, ndërkaq, do të hyjë në fuqi reciprociteti i plotë me dy shtetet.

Sipas këtij propozim vendimi që mban datën 20 mars 2020 (sot) ai pritet të hyjë në fuqi më 1 prill 2020, me ç’rast detyrohen Ministria e Financave e Kosovës dhe Doganat ta zbatojnë vendimin.

Më poshtë mund t’i gjeni dokumentet e kryeministrit Kurti dhe të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për një vendim të tillë.

Share This Article