ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare 15 hours ago
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford 17 hours ago
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit 17 hours ago
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut 17 hours ago
Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës 19 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kurti i shkruan letër Solanas, i uron shërim të shpejtë nga koronavirusi

albnews by albnews
3 April, 2020
in Bota, Kosova
0
Ish-shefi i NATO-s, Javier Solana, infektohet me koronavirus
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një letre i ka uruar shërim të shpejtë ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Javier Solana, pas lajmit se ai është infektuar me koronavirus.

Në letrën dërguar ish-Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Kurti ka shkruar se “populli i Republikës së Kosovës dhe unë ndjejmë keqardhje për infektimin tuaj me koronavirusin e ri COVID-19”.

Kurti ka thënë se nuk do të harrohet roli i Solanas që pati në momentet përcaktuee të Kosovës, çlirimin më 1999 dhe shpalljen e pavarësisë më 2008.

RelatedPosts

Varka me emigrantë përfshihet nga flakët, të paktën 50 viktima

“Shoqëria në Kosovë ishte e shkatërruar”, Rubin flet për vizitat në Kosovë pas luftës

Kapen 1,4 tonë drogë në mes të Paqësorit

Kjo është letra e Kurtit drejtuar Solanas:

I nderuar z. Javier Solana,

Populli i Republikës së Kosovës dhe unë ndjejmë keqardhje për infektimin tuaj me koronavirusin e ri COVID-19. Më kanë informuar që ju ende jeni i shtrirë në spital por që gjendja juaj është përmirësuar. Mendja dhe lutjet tona janë me ju, dhe shpresoj që do ktheheni në shtëpi dhe te më të dashurit tuaj sa më shpejt që është e mundur.

Kjo pandemi ka ndikuar në të gjitha shtetet dhe popujt. Ajo si e tillë nuk njeh moshë, status shoqëror, fe apo kombësi. Të gjithë jemi të rrezikuar nga virusi dhe ky realitet e ka ndryshuar krejtësisht mënyrën e jetesës në përditshmërinë tonë. Shumica prej nesh jemi izoluar në ambiente të mbyllura, qoftë në zyre, shtëpi apo në dhoma të spitalit; po kalojmë shumë më pak kohë me të tjerët dhe më shumë kohë me vetveten. Këto ditë na është përkujtuar rëndësia e solidaritetit. Në këtë kohë të vështirë, duhet të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe të luftojmë këtë betejë së bashku, ashtu që të dalim nga kjo më të fuqishëm.

Asnjëherë nuk do të harrojmë rolin tuaj si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-së dhe Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, gjatë dy momenteve përcaktuese për popullin tonë: çlirimi ynë në vitin 1999, si dhe shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

Ju uroj shërim të plotë dhe të shpejt, si dhe shëndet të mirë pas kësaj.

Sinqerisht i juaji,

Albin Kurti

Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

16 September, 2025
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

16 September, 2025
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

16 September, 2025
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result