ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Natë ëndrrash për Suçiçin, kroatin që po përmirësohet si lojtar i Interit nën udhëheqjen e bashkëpatriotit, yllit të kuq e zi, Modriç. 1 hour ago
Përplasje në qeveri / Edi Rama i kërkon dorëheqjen e Belinda Ballukut pas hetimeve nga SPAK 1 hour ago
Berisha: Dënoj me forcë ndërhyrjen brutale të Edi Ramës te prokurori që ka dosjen e Lubi Ballukut! Rama i ka bërë telefonatë kërcënuese 1 hour ago
ADN-ja nga ushtria e pafat e Napoleonit e vitit 1812, zbulon se çfarë ka të ngjarë të ketë çuar në vdekjen e ushtarëve në Rusi 2 hours ago
Rrëzohet helikopteri në Mbretërinë e Bashkuar, një i vdekur dhe 3 të plagosur 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kurti insiston se Lista Serbe në Qeveri s’është kusht kushtetues, thotë se do të ketë ministër serb

albnews by albnews
25 October, 2019
in Kosova
0
Albin Kurti: Nuk kam ndryshuar qëllime e parime, por strategji
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se nuk është obligim kushtetues që Lista Serbe të jetë në qeveri, por ministër serb do të ketë.

“Nuk ka obligim kushtetues që ta kemi në koalicion Listën Serbe, por jemi të vetëdijshëm që duhet ta kemi së paku një ministër nga komuniteti serb dhe obligimin kushtetues do ta përmbushim, veçse koalicioni qeveritar nuk do të jetë kurrsesi i varur nga shantazhet e cilitdo krah e cilësdo ngjyrë, se lëre më të cilësdo etni”, ka thënë Kurti, në televizionin publik të Kosovës.

Ai ka folur edhe për bisedimet me LDK-në për koalicionin.

RelatedPosts

MagicSal, magjistari shqiptar nga SHBA, pjesë e Big Brother VIP Kosova?

Kurti nga Franca: Europa përfiton nga integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO

Siria njohu shtetin e Kosovës, media kroate: Presidenti serb është tronditur, Vuçiç mori një nga goditjet më të rënda diplomatike

“Jemi gjithnjë e më afër, larg nuk kemi qenë asnjëherë. Grupet tona punuese janë duke diskutuar për harmonizimin programor dhe projektet e përbashkëta qeveritare që do i kemi, por njëkohësisht edhe për ndarjen e përgjegjësive, funksioneve në qeverisjen tonë të përbashkët. Populli e ka vendosur që opozita e deridjeshme do të jetë qeveria e nesërme dhe njëkohësisht ia ka dhënë një përparësi Lëvizjes Vetëvendosje dhe mua për këtë qeveri”, ka thënë Kurti.

“Synimi ynë është që qeveria jonë të jetë një koalicion sa më i madh me numra, por natyrisht që hapi i parë dhe më i rëndësishëm është ai i marrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së dhe vetëm më pas ne do të vendosim sërish bashkë se çka më tutje, por një pjesë të madhe të punës tashmë e ka kryer populli i Kosovës. Ne nuk do ta kemi qeverinë të varur nga kushdo që përpiqet që të faktorizohet për vete, duke penguar qeverisjen”, ka shtuar më tej Kurti.

Ditë më parë, nënkryetari i Listës Serbe dhe bartës i listës zgjedhore të këtij subjekti politik në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, Igor Simiq, ka thënë se subjekti i tij politik ka fituar zgjedhjet në mjediset me shumicë serbe dhe tashmë ka të drejtën e garantuar me të gjitha aktet juridike të Kosovës, që të propozojë anëtarët për Qeverinë e Kosovës.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ai kishte thënë se “synimi për t’ia hequr të drejtat popullit serb dhe në vend të përfaqësuesve legalë dhe legjitim në Qeveri, Prishtina të fusë serbë më të pranueshëm, është në kundërshtim me të gjitha aktet ligjore dhe me Kushtetutën, si dhe paraqet gabim të njëjtë, sikur se që e kanë bërë serbët në vitet ‘90, duke marrë në institucione shqiptarë të përshtatshëm”.

“Ajo qeveri do të ishte jokushtetuese, si dhe një sjellje e tillë do të tregonte fytyrën e vërtetë të liderëve politikë, të cilët e kanë gojën plot me sundim të ligjit”, kishte thënë Simiq.

Ai ka shtuar se do të ishte cinike që dikush që ka fituar 26 për qind të votave të bashkësisë së tij, të vë në pikëpyetje pozitën e Listës Serbe, e cila ka marrë 96 për qind të votave të bashkësisë serbe.

Gjithashtu sipas tij, pozitën e përfaqësuesve të Listës Serbe ua ka besuar populli me votë dhe nuk e presin atë si dhuratë nga kushdo.

“As neve nuk na pëlqejnë përkrahësit e idesë shqiptaro-madhe, por ne nuk mund të zgjedhim se kush do t’i përfaqësojë shqiptarët, sepse për ketë vendosin fqinjët tanë, shqiptarët”, kishte thënë Simiq.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Natë ëndrrash për Suçiçin, kroatin që po përmirësohet si lojtar i Interit nën udhëheqjen e bashkëpatriotit, yllit të kuq e zi, Modriç.

Natë ëndrrash për Suçiçin, kroatin që po përmirësohet si lojtar i Interit nën udhëheqjen e bashkëpatriotit, yllit të kuq e zi, Modriç.

30 October, 2025
Përplasje në qeveri / Edi Rama i kërkon dorëheqjen e Belinda Ballukut pas hetimeve nga SPAK

Përplasje në qeveri / Edi Rama i kërkon dorëheqjen e Belinda Ballukut pas hetimeve nga SPAK

30 October, 2025
Berisha: Dënoj me forcë ndërhyrjen brutale të Edi Ramës te prokurori që ka dosjen e Lubi Ballukut! Rama i ka bërë telefonatë kërcënuese

Berisha: Dënoj me forcë ndërhyrjen brutale të Edi Ramës te prokurori që ka dosjen e Lubi Ballukut! Rama i ka bërë telefonatë kërcënuese

30 October, 2025
ADN-ja nga ushtria e pafat e Napoleonit e vitit 1812, zbulon se çfarë ka të ngjarë të ketë çuar në vdekjen e ushtarëve në Rusi

ADN-ja nga ushtria e pafat e Napoleonit e vitit 1812, zbulon se çfarë ka të ngjarë të ketë çuar në vdekjen e ushtarëve në Rusi

30 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result