Kurti jep alarmin: Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka deklaruar se strehimi i Milan Radojçiçit në Serbi, mbështetja që i ofron Beogradi zyrtar me infrastrukturë për trajtime nuk mund të quhet ndryshe përveç koordinim i shtetit të Serbisë me Milan Radojçiqit dhe grupit të tij terroristë për ta zhvilluar më tej luftën hibride kundër Kosovës.

Sipas tij, tanimë Radojçiç nuk mund të organizojë aksione të tipit rus, por ka angazhuar persona të caktuar për aksione të caktuara në veri. Ai ka dhënë detaje për të gjitha sulmet që kanë ndodhur në veri.

‘Kjo është kronologjia e 15 sulmeve nga 30 qershori deri më deri më 29 nëntor të cilat kanë qenë të përgatitura për ta dëmtuar Kosovën’, tha ai.

‘Bazuar në informacionet inteligjente prapa urdhrit të sulmit në kanalin e Ibër Lepenc, ka qen Milan Radojçiq’, tha Kurti.  

Share This Article