Kurti: Kosova është në rrezik nga Thaçi e Veseli

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca, kanë dorëzuar sot në Prokurorinë Themelore në Prishtinë kallzim penal për dëshmi të rrejshme nën betim ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ndaj Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Sipas Kurtit, Thaçi dhe Veseli kanë deklaruar rrejshëm nën betim më datën 28 dhjetor të vitit 2018 në procesin gjyqësor ndaj të ashtuquajturës organizata Syri i Popullit, ku kanë thënë se Albin Kurti dhe deputeti Konjufca janë pjesë e kësaj organizate të quajtur terroriste.

Kurti në fjalën e tij para mediave thotë se këta dy njerëz të hierarkisë më të lartë shtetërore, kanë rënë në nivelin më të ulët njerëzor.

Sipas tij shteti është në rrezik nga këta dy njerëz.

Share This Article