ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SHBA partnere e SPAK/ Pasuesi i Dumanit, Vanhorn: Përzgjedhja të jetë transparente 4 hours ago
Ministri britanik i Mbrojtjes: Putini arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës 4 hours ago
Përmbyset barka në kanalin e La Manshit, 4 viktima, dy prej tyre janë fëmijë 5 hours ago
Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit 8 hours ago
Njoftohen sanksione për Izraelin, Presidentja e KE jep alarmin: Po nis beteja për rendin botëror 8 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kurti: Kosova nuk bëhet pa punë

albnews by albnews
1 May, 2019
in Kosova
0
Edhe Kurti kundër qeverisë Rama: Erdhi koha për pranverë shqiptare
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në Ditën e Punëtorëve deklaroi se në Kosovë ka shumë të papunë e shumë punëtorë janë të keqpaguar e të keqtrajtuar.

Në një shkrim të tijin në Facebook, ai shkroi se Kosova nuk bëhet pa punë andaj na duhen punëtorët, për të zhvilluar e ndërtuar Kosovën, sepse çdo e ardhme tjetër do të ishte e shkretë.

RelatedPosts

Terroristët e Banjskës në stadium, Vuçiç shpërblen njerëzit e Radoiçiç që kërkohen në Kosovë

U dëmtua me Kosovën, Rrahmani humb ndeshjen në Champions ndaj Manchester City

Kritikat e Kurtit ndaj Kushtetueses, reagon ambasada gjermane: Politika të përmbahet nga çdo ndërhyrje, përfshirë sulmet personale

Kurti tha se krerët e institucioneve nuk janë të interesuar në zhvillim e punë, por në hajni, prandaj ata pasurohen, e shumica ngel pa punë, apo me punë të keqe në një vend të pazhvilluar.

Shkrimi i plotë i Albin Kurtit:

Në Ditën e të Drejtave të Punëtorëve, na duhet të flasim qartë: Kosova nuk bëhet pa punë. Andaj na duhen punëtorët, për të zhvilluar e ndërtuar Kosovën, sepse çdo e ardhme tjetër do të ishte e shkretë.

Punëtorët dhe sindikalistët kanë dhënë shumë për vendin tonë, një rast i theksuar është ai i heroit të kombit, Hamëz Jasharit, i cili ka qenë anëtar i kryesisë së Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Industrisë së Metaleve. Edhe shumë prej heronjve e dëshmorëve tanë të tjerë ndër dekada kanë qenë ja punëtorë, ja studentë.

Ashtu si ish luftëtarët, të cilët 20 vite pas luftës e shohin ëndrrën e tyre teksa keqpërdoret, edhe ish punëtorët e fabrikave të dikurshme e shohin me dëshpërim papunësinë e madhe që ka kapluar Kosovën sot.

Do të kisha dashur që sot të flisja për të drejtat dhe mirëqenien e punëtorëve, por sa është e mundur kjo në kushtet kur çdo i dyti është i papunë? Sidomos gratë e të rinjtë në përqindje dërrmuese janë pa një vend pune.

Si mund ta shpjegojmë këtë paradoks: nga njëra anë vendi është i pazhvilluar dhe i parregulluar e ka nevojë për shumë punë që të ndërtohet, e, nga ana tjetër, papunësia ka prekur majat, dhe ata pak që punojnë trajtohen keq, pa kushte të punës së dinjitetshme e me rroga të cilat nuk mjaftojnë për të siguruar jetën?

I vetmi shpjegim i qëndrueshëm, është ky: krerët e institucioneve nuk janë të interesuar në zhvillim e punë, por në hajni, prandaj ata pasurohen, e shumica ngel pa punë, apo me punë të keqe në një vend të pazhvilluar.

T’i kthehemi punës, është e mundshme. T’i përmirësojmë kushtet tona të përbashkëta, e ato vetjake, po ashtu është e mundshme. Por duhet t’i kthehemi prodhimit dhe investimeve që gjenerojnë punësim, dhe politika duhet të ndalë së qeni biznes, dhe shteti duhet të ndalë së pasuri biznese të oborrit qeveritar që kujdestarojnë mbi tenderët publikë.

Papunësia e qytetarëve tanë nuk është fatkeqësi natyrore. Ajo nuk është as pasojë e historisë dhe as nuk e ka kulturën për shkak.

Populli ynë është punëtor dhe duarartë, i njohim e i dimë gratë e burrat tanë se sa mirë punojnë në vendet ku mërgojnë. Në këtë ditë të Një Majit, ka ardhur koha ta mendojmë seriozisht Alternativën e VETËVENDOSJE!-s për kthimin e punës dhe të punëtorëve në Kosovë.

Revitalizimi i Trepçës dhe i industrive, zhvillim i mençur i infrastrukturës duke ruajtur mjedisin, sundim i ligjit dhe luftim i korrupsionit, Fond Sovran dhe Bankë Zhvillimore, drejtim dhe ndihmë për investimin privat që merret me prodhim. E duke mos harruar punëtorët e së ardhmes, favorizim i teknologjisë informatike/kibernetike, për ta bërë rininë e talentuar të Kosovës pjesë të zhvillimit tonë.

Kosova ka shumë nevoja dhe defekte, prandaj ka mundësi për shumë vende pune. Më 1 Maj 2019 jemi shumë të papunë e shumë punëtorë të keqpaguar e të keqtrajtuar. Ta ndryshojmë situatën, të bëhemi të gjithë punëtorë, që punësimi e pagat e mirëqenia për të gjithë të rritet!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SHBA partnere e SPAK/ Pasuesi i Dumanit, Vanhorn: Përzgjedhja të jetë transparente

SHBA partnere e SPAK/ Pasuesi i Dumanit, Vanhorn: Përzgjedhja të jetë transparente

10 September, 2025
Ministri britanik i Mbrojtjes: Putini arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës

Ministri britanik i Mbrojtjes: Putini arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës

10 September, 2025
Përmbyset barka në kanalin e La Manshit, 4 viktima, dy prej tyre janë fëmijë

Përmbyset barka në kanalin e La Manshit, 4 viktima, dy prej tyre janë fëmijë

10 September, 2025
Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit

Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result