Kurti: Lajmet e rreme çuan në barrikada, personat me të kaluar kriminale i rezistuan vendimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during a joint press conference with Germany's Foreign Minister Annalena Baerbock following their meeting in Pristina on March 10, 2022. Baerbock is on a two-day official visit to Kosovo. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur atë që e tha në mbledhjen e djeshme të qeverisë, ku theksoi rreziqet e lajmeve të rreme, veçanërisht në lidhje me vendimet për reciprocitet për targa e dokumente me Serbinë.

Sipas Kurtit, dezinformomi i tillë çoi në barrikada dhe shkelje të lëvizjes së lirë në veri të Kosovës.

Në lidhje me këtë, Kurti dje iu drejtua qytetarëve serbë në gjuhen e tyre ku tha se ministria e Punëve të Brendshme të gjitha informatat për vendimet e reja i ka publikuar në serbisht.

“Sido që të jetë, kampanja jonë e informimit më 29 korrik rreth vendimeve të qeverisë dhe thirrja jonë për të respektuar ligjin ishte përballur nga një kampanjë që synim kishte dezinformimin publik, nxitjen e  frikës dhe destabilizimit”, është shprehur Kurti.

Ai tha se krejt kjo i shërbeu barrikadave, teksa shtoi se në to (barrikada) kishte persona të armatosur e me të kaluar kriminale që i rezistuan vendimit të qeverisë vetëm për ta mbrojtur krimin e organizuar në veri të vendit.

Share This Article