Kurti: LDK dhe PDK po frikësohen nga zgjedhjet, ka ardhur koha e VV-së

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lideri i VV-së, Albin Kurti, ka akuzuar LDK-në dhe PDK-në se po u frikësohen zgjedhjeve të reja në nivel të Kosovës por edhe nëpër komuna. Ka thënë se fakt për këtë është edhe mungesa e zgjedhjeve në Podujevë.

“Po frikësohen sepse ka ardhur koha e Vetëvendosjes”, ka thënë ai.

Këto komente Kurti i ka bërë në një mbledhje virtuale me Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Aty ka folur edhe për zgjedhjet e brendshme partiake duke treguar se një pjesë e këtij procesi ka përfunduar.

“Në përgjithësi për një subjekt politik zgjedhjet e brendshme janë edhe festa më e madhe dhe edhe sfida më e madhe”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar modernizim të Vetëvendosjes edhe përmes zgjedhjeve të brendshme.

Kurti ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme lokale synojnë t’i udhëheqin së paku  15 komuna.

Në këtë adresim, lideri i VV-së ka akuzuar Kryeministri Hoti dhe Ministin Zemaj se kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë.

“Rreziku i parë është pandemia. i kemi humbur 600 jetë për pak muaj”, ka thënë ai.

Me këtë rast, ai ka akuzuar edhe për prekjen e parave të Trustit Pensional.

Për Kryeministrin ka thënë se po bën punë të keqe edhe duke u përfshirë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

“Avdullah Koti po e degradon pozitën ndërkombëtare dhe statusin e vendit tonë”, ka thënë ai.

Share This Article