Kurti: Lehtësimi i masave do të varet nga numri i të shëruarve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme ka vizituar Klinikën Infektive pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Nga vendi ku po trajtohen pacientët me Covid-19, shefi i ekzekutivit kosovar tha se lehtësimi i masave restriktive më 18 maj do të varet nga numri i të shëruarve në tri ditët e ardhshme.

Sipas tij nëse numri i të infektuarve është më i madh se i shëruarve do t’i shqyrtohen mundësitë për nevojën ose jo të lehtësimit të masave.

I pyetur se kujt i takojnë meritat për menaxhimin e pandemisë, Kurti tha se në radhë të parë qytetarëve, e më pas institucioneve relevante.

Share This Article