Kurti: Ligji i Pagave javën tjetër në diskutim publik, koeficienti për mësimdhënësit është më i mirë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Ligji i Pagave do të del në diskutim publik javën tjetër.

Sipas tij, koeficienti për mësimdhënësit do të jetë më i mirë se në të kaluarën, ndërsa u bëri thirrje mësimdhënësve që t’i japin fund grevës.

Këto deklarata kreu i ekzekutivit i bëri para mediave, pas ceremonisë së përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri që u mbajt në Gjakovë.

“E kuptoj që greva është instrument i sindikatave, por sindikatat nuk  bën të jenë instrument i bojkotit të Qeverisë e shtetit. Shkolla nuk bën të bojkotohet. Është e drejt elementare e çdo fëmije që të edukohet”.

“Shpresoj se do të vazhdojë mësimi. Asnjë ditë e humbur e mësimit nuk kompensohet kollaj. Ju bëj thirrje prindërve e mësimdhënësve që ta kuptojnë se jemi në një moment historik dhe nuk bën të braktiset mësimi”.

“Sa i përket Ligjit të Pagave, ai tashmë ndodhet në diskutim paraprak dhe pas një jave do të jetë në diskutim publik. Koeficienti për mësimdhënësit është më i mirë se kurdo herë në të kaluarën”, deklaroi mes tjerash Kurti.

Tutje, Kurti u shpreh se për mësimdhënësit i kanë parasysh edhe përgjegjësitë menaxheriale të tyre dhe se do t’i vlerësojnë sipas performancës e përgatitjes profesionale të tyre.

“Nuk ka kurrfarë urrejtje apo hakmarrje ndaj askujt.

Por, një gjë duhet ta kuptoni – s’mund të paguhen njerëzit për punën që nuk e bëjnë. Ata duhet të paguhen për punën që bëjnë sipas meritës. Kjo nuk është jo vetëm çështje e ligjit, por edhe e arsyes së shëndoshë mendore”./eo/

Share This Article