Kurti: Lirimi i ambasadorëve nga detyra është hapi i parë në reformën e Shërbimit të Jashtëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se lirimi i ambasadorëve nga detyra është hapi i parë në reformën e domosdoshme në Shërbimin e Jashtëm dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kurti ka shkruar se me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla- Schëarz, presidenten Vjosa Osmanin dhe Komisionin për Punë të Jashtme, do t’i fillojnë procedurat për dërgimin e diplomatëve në misionet diplomatike, ku sipas tij, numrin më të madh do ta përbëjnë ata të karrierës.

“Ky propozim i Zëvendëskryeministres Gërvalla, i dekretuar nga Presidentja, znj. Vjosa Osmani, është hapi i parë në reformën e domosdoshme në Shërbimin e Jashtëm dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme e Diasporës. Këtë reformë ne e kemi nisur edhe gjatë Qeverisë sonë të parë të pranverës 2020, dhe e kemi paralajmëruar në zotimet tona elektorale dhe programin tonë qeverisës. Ambasadorët e liruar kanë dhënë kontributin e tyre për vendin, për çka i falënderojmë. Por, qeverisjet e kaluara kanë mbingarkuar Shërbimin e Jashtëm me diplomatë politikë, duke e kaluar kështu kuotën e paraparë ligjore. Prandaj, ky hap është hap i duhur drejt kthimit të ligjshmërisë në këtë dikaster”, ka shkruar Kurti.

Share This Article