Kurti: Lista Serbe do të jetë në opozitë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti ka thënë se Lista Serbe nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Në një intervistë për mediumin serb “N1”, Kurti ka thënë se një ministër do të jetë nga komuniteti serb, por që nuk nënkupton që ai të jetë pjesë e koalicionit qeverisës.

“Unë do ta respektoj Kushtetutën, por bëj një dallim në mes të diçkaje që është detyrim kushtetues dhe një koalicioni politik nga ana tjetër. Ne po mundohemi që të krijojmë një koalicion që nuk do të kërkojë votat e Listës Serbe. Lista Serbe do të jetë në opozitë dhe një ministër do të jetë nga komuniteti serb, nuk nënkupton që ai do të jetë në koalicion. Nacionaliteti serb nuk është anëtarësi partie por përkatësi kombëtare”.

Kurti po ashtu ka thënë se flamurin shtetëror të Kosovës do ta mbajë në Zyrën e kryeministrit.

Share This Article