Kurti: Lutemi të ketë sa më pak të vdekur në aksidentin në Kroaci

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës.

Kurti ka bërë të ditur se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po niset për në Kroaci, për në vendin ku ka ndodhur aksidenti tragjik.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës. Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit. Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb. Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda”, thuhet në reagimin e Kurtit.

Share This Article