Kurti: Masat e BE-së po e dëmtojnë Kosovën në aspektin financiar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kurti më herët foli edhe për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe përmbylljes së këtij procesi deri në pranverën 2024. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehet se masat e BE-së po e dëmtojnë vendin në aspektin financiar. Në një intervistë për “Bloomberg” të dhënë të hënën në Slloveni, Kurti përmendi grantet dhe kreditë që Kosova merr nga BE-ja. Ai po qashtu është shprehur se po dëmtohen edhe agjencitë shtetërore dhe komuniteti i biznesit.

“Masat po na dëmtojnë në aspektin e mbështetjes financiare dhe materiale të fondeve dhe granteve dhe kredive që marrim nga BE-ja. Po dëmtojnë agjencitë tona shtetërore dhe komunitetin tonë të biznesit”, ka thënë Kurti në “Bloomberg”. 

Kurti më herët foli edhe për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe përmbylljes së këtij procesi deri në pranverën 2024. 

Share This Article