Kurti: Mbi 200 milionë euro investime janë paraparë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Leshak

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se mbi 200 milionë euro investime janë paraparë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Leshak.

Kuti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në agjendë të Qeverisë është edhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës.

“Mbi 200 milionë euro investime janë paraparë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Leshak. Krahas saj, në agjendë të punës e kemi edhe hekurudhën Prishtinë-Durrës, që është një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore dhe kombëtare të historisë së pas çlirimit”, ka shkruar Kurti.

Sipas Kurtit, modernizimi i hekurudhës do ta transformojë transportimin e mallrave dhe njerëzve, do t’i forcojë dhe shpeshtojë lidhjet e qyteteve, dhe do ta mbrojë mjedisin nga ndotja.

Kurti në profilin e tij në Facebook ka përcjellur një video të postuar nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, nga punimet në linjën hekurudhore.

Share This Article