ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Valë e frikshme krimesh në “kryeqytetin” e BE, Belgjika do të nxjerrë ushtrinë në rrugë 4 hours ago
‘Mburoja Lindore’, si dëshiron Polonia të mbrojë kufijtë e saj nga pushtimi 7 hours ago
Trump: Udhëheqësit evropianë do të vizitojnë SHBA-në për të diskutuar luftën në Ukrainë!  7 hours ago
I akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën 7 hours ago
Ky është autori i atentatit të përgjakshëm në Shkodër 8 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kurti me ofertë publike ndaj LDK-së

albnews by albnews
30 August, 2019
in Kosova
0
Kurti me ofertë publike ndaj LDK-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nëntë orë para përmbylljes së afatit për dorëzimin e koalicioneve parazgjedhore në Kosovë, ka shprehur gatishmëri për një koncesion të madh me LDK-në, ku në listën zgjedhore numër një të jetë Vjosa Osmani, kurse numër dy kandidati i Vetëvendosjes, të cilin e vendos Këshilli i Përgjithshëm.

Kurti nëpërmjet një letre publike, ka thënë se numri një në listën garuese është bartës liste, kurse numri dy është përfaqësues i koalicionit.

RelatedPosts

Mori mandatin e partisë për kryeministër, Kurti sulmon Kushtetuesen dhe opozitën

Produktet me pesticide alarmojnë tregun rajonal, Kosova: S’kemi importuar perime nga Shqipëria

Kurti propozohet sërish për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, kritikon Gjykatën Kushtetuese: Hije politike e opozitës

“Sot, le ta bëjmë këtë marrëveshje politike parimore e le ta dorëzojmë bashkë në KQZ. Në ditët në vijim e formojmë listën e plotë të kandidatëve dhe platformën tonë qeverisëse. Lista të jetë e baraspeshuar midis dy subjekteve, ndërsa sipas numrit të deputetëve të fituar marrim përgjegjësitë në ekzekutivin e ardhshëm”, ka shkruar ai.


Letra për koalicionin tonë që ia dërgova z.Isa Mustafa

I nderuari Kryetar i LDK-së, Isa Mustafa,

E di që ne pajtohemi se Kosova është shtet i dobët sepse është shtet i kapur.

Sot, çkapja e shtetit nga mujsharët shpërdorues, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, është nevojë jetike dhe urgjente për Kosovën si dhe pritja themelore e qytetarëve të Republikës. Po ashtu, sjellja e investimeve në ekonomi, zhvillimi që rrit punësimin, nuk janë të mundura pa çlirimin e prokurorisë dhe gjyqësorit nga Klani Pronto.

Sot, koalicioni parazgjedhor i dy subjekteve tona është ajo që dëshirojnë dhe shpresojnë qytetarët tanë. Në zgjedhjet e fundit të 11 qershorit 2017, LAA fitoi 29 deputetë kurse LVV 32 deputetë. Ne atëherë i kishim së bashku 61 deputetë. Dalja e AKR-së nga LAA atëbotë e formoi qeverinë e PAN-it. Po u bëmë ne bashkë, efekti i sinergjisë është i garantuar dhe do të mund t’i arrinim 70 deputetë nga zgjedhjet e reja dhe qeverisje stabile.

Në ofertën time të tetorit 2018, nuk jeni përgjigjur, mirëpo, ndërkohë kemi pasur takime e komunikime të rregullta e konstruktive. Bashkëpunimi opozitar LVV-LDK ka qenë faktor i rëndësishëm, mbase vendimtar, i shpëtimit të Kosovës nga pazaret territoriale me Serbinë. Hapat e bashkërenduar opozitar duhet t’i avansojmë në projekt të përbashkët për qeverisje të mirë.

I ngelur pa përgjigje për ofertën time të kahmotshme për bashkëqeverisje me LDK-në, vendimin e kryesisë së LDK-së për kandidatin e partisë suaj për kryeministër e mësova nga mediet. Takimet tona kanë qenë partneritet vleror. Kjo u ndryshua me fakte të njëanshme partiake që neve na u hodhën fytyrës.

Ne nuk mund t’ju nënshtrohemi vendimeve të Këshillit të Përgjithshëm të një partie tjetër. Ne jemi Lëvizja VETËVENDOSJE!. Kushtëzimet për kandidatin për kryeministër nuk mund t’i pranojmë.

Mirëpo, sot, duke pasur parasysh shansin unik për të hapur një kapitull të ri për shtetin tonë, ne propozojmë një alternativë të re për koalicionin tonë. Le të garojmë me një listë të përbashkët si LDK dhe LVV, pa kandidat të paradhënë e të njëanshëm për kryeministër, por le të bëhet ajo ose ai që fiton më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Pra, znj.Vjosa Osmani, ose, kandidati ynë i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, varësisht cili merr më shumë vota.

Me këtë rast ne shprehim gatishmëri për një koncesion të madh: në listën zgjedhore nr.1 të jetë znj.Vjosa Osmani, kurse nr.2 kandidati ynë të cilin e vendos Këshilli ynë i Përgjithshëm (e të cilin për hir të korrektësisë ndaj bisedimeve tona ne ende nuk e kemi mbajtur). Numri 1 në listën garuese është bartës liste kurse numri 2 është përfaqësues i koalicionit.

Sot, le ta bëjmë këtë marrëveshje politike parimore e le ta dorëzojmë bashkë në KQZ. Në ditët në vijim e formojmë listën e plotë të kandidatëve dhe platformën tonë qeverisëse. Lista të jetë e baraspeshuar midis dy subjekteve ndërsa sipas numrit të deputetëve të fituar marrim përgjegjësitë në ekzekutivin e ardhshëm.

Dallimet që kemi janë të vogla përballë sfidave që na presin.

Duke shpresuar në përgjigjen tuaj pozitive, pranoni përshëndetjet tona.

Me nderime,

Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Valë e frikshme krimesh në “kryeqytetin” e BE, Belgjika do të nxjerrë ushtrinë në rrugë

Valë e frikshme krimesh në “kryeqytetin” e BE, Belgjika do të nxjerrë ushtrinë në rrugë

8 September, 2025
‘Mburoja Lindore’, si dëshiron Polonia të mbrojë kufijtë e saj nga pushtimi

‘Mburoja Lindore’, si dëshiron Polonia të mbrojë kufijtë e saj nga pushtimi

8 September, 2025
Trump: Udhëheqësit evropianë do të vizitojnë SHBA-në për të diskutuar luftën në Ukrainë! 

Trump: Udhëheqësit evropianë do të vizitojnë SHBA-në për të diskutuar luftën në Ukrainë! 

8 September, 2025
I akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

I akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

8 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result