ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 9 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 10 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 10 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 10 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 10 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kurti: Me Serbinë duam marrëveshje ligjërisht të obliguar, deri atëherë do të ketë reciprocitet të plotë

albnews by albnews
28 August, 2022
in Kosova
0
Kurti: Me Serbinë duam marrëveshje ligjërisht të obliguar, deri atëherë do të ketë reciprocitet të plotë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova dëshiron me Serbinë marrëveshje ndërkombëtarisht dhe ligjërisht të obliguar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër, por në mungesë të marrëveshjes do të ketë reciprocitet të plotë i cili do të vendoset gradualisht.

Kurti në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se reciprociteti në marrëdhënie diktohet nga sovraniteti ynë.

RelatedPosts

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Zbulohet arsenal ushtarak në veri të Kosovës, dyshohet se i përkasin një personi që kërkohet për sulmin në Banjskë

Peshkaqeni’ dënohet me 13 vite burg për 10 ton kokainë, Princ Dobroshi do paguajë edhe 8 milionë euro gjobë

“Ne dëshirojmë që të ketë normalizim dhe këtë do ta bëjmë përmes një marrëveshje ndërkombëtarisht e ligjërisht të obliguar për normalizim të plotë të ma dhënieve me njohje reciproke në qendër. Në takimin e fundit në Bruksel kam prezantuar një kornizë të përgjithshme, me 6 kapituj, me shumë elemente, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për t’u takuar edhe më shpesh në mënyrë që ta finalizojmë këtë marrëveshje, por në mungesë të marrëveshjes do të ketë reciprocitet të plotë i cili do të vendoset gradualisht. Reciprociteti në marrëdhënie diktohet nga sovraniteti ynë. Ne nuk mund të mos e ushtrojmë sovranitetin të cilin e kemi shpallur, njëjtë siç nuk mund të sjellemi neutral ndaj vetës apo të marrim vendime të cilat krijojnë dualizëm në sistemin tonë ligjor“, tha ai.

Derisa foli edhe për Serbinë që do ta donim.

“Ne do të donim një Serbi demokratike që ballafaqohet me të kaluarën e saj, një Serbi që e trajton seriozisht se si u bë që pas rënies së Millosheviqit u zbuluan pesë varreza masive atje me njerëz të vrafrë e kufoma të rrëmbyera, gjithsej 950 shqiptarë deri më tash. Prandaj edhe vendimet tona, sikur ato për referendumit, zgjedhjet, e deri te këto për targat, kartat e identitetit por edhe krejt vendimet e tjera në të ardhmen janë asgjë më shumë e më pak se sa shprehje e ushtrimit të sovranitetit”, tha Kurit.

Kryeministri Kurti theksoi se është i angazhuar në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar që të arrihet marrëveshja përfundimtare me njohje të ndërsjellët, që do t’i kontribojë sigurisë në rajon.

“Ne jemi për dialog me parime dhe proces transparent, prandaj edhe sot i dërgojë ftesë tre krerëve opozitarë për t’i informuar e për të diskutuar për takimin e fundit që kemi pas në Bruksel dhe sfidat që i ka shteti ynë përpara”, tha ai.

Para anëtarëve të këshillit të përgjithshëm, Kurti tha se në muajin e ardhshëm bëhen një vit e gjysmë nga qeverisja e tyre demokratikë e progresiste dhe ka shumë gjëra që kanë ndryshuar deri tash.

Sipas tij, është filluar kthesa e madhe si shtet e shoqëri drejt zhvillimit demokratik dhe avancimin e gjithanshëm, të cilave ua kanë dedikuar gjithë kohën dhe ua kanë dhënë maksimumin e energjisë, duke ia bashkangjitur zhvillimin ekonomik.

Ai tha se në qeverisjen e tij dy prioritetet e para janë puna dhe drejtësia.

“Vitin e kaluar e kemi përmbyllur me 10.53 % rritje ekonomike. Kurse, në tre mujorin e parë të këtij viti kemi rritje 4.9 përqind, pasi që të hiqet inflacioni. E këtë vit për herë të parë vlera e eksportit pritet të kap shifrën e 1 miliard eurove. Kemi ngritur mirëqenien sociale me prezantimin për herë të parë të shtesave për lehonat dhe fëmijët. Në drejtësi kemi bërë funksionalizimin e Gjykatës Komerciale, si gjykatë e specializuar për zgjidhjen marrëveshjeve biznesore që do të ndihmojë për zhvillimin e biznesit por edhe në sjelljen e investimeve. Është punuar në reformën e Këshillit Prokurorial, kemi miratuar koncept dokumentin për krijimin e fondit të konfiskimit dhe projektligjin për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut. Në 1 të treten e mandatit kemi kaluar mbi 150 ligje në Qeveri dhe pastaj kemi dërguar në Kuvend“, tha ai, duke shtuar prioritet kanë vetingun i sistemit në drejtësi, të cilin do ta bëjnë me Kuvendin dhe së bashku me gjithë spektrin politik.

Kurti shtoi se kanë vazhduar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku kanë arrestuar mbi 2000 persona, prej të cilëve afër 300 janë zyrtarë publik.

“Operacionet policore janë zhvilluar në çdo cep të vendit, duke përfshirë edhe veriun ku janë shkatërruar 5 laboratorë të substancave narkotike, laboratorë për krijimin e kriptovalutave dhe janë mbyllur 11 rrugë ilegale. Sundimi i ligjit, luftimi i kriminalitetit do të mbetet prioritet në gjithë vendin pa dallim etnie e prejardhje “, tha ai.

Kurti foli edhe për integrimet euroatlantike, duke thënë se përveç aplikimit në KiE, kanë themeluar grupin punues për anëtarësim në BE, ku do të dërgohet sivjet aplikimi, por edhe grupin punues për anëtarësim në NATO.

Ndërkohë, kritikojë edhe mediat.

“Jemi dëshmitarë që ka investim në keqinformim dhe në përçarje e çoroditje të opinionit publik, ka edhe njerëz e ndonjë kanal medial në Kosovë që interesin kryesor e kanë që të besohet më shumë në lajme nga Beogradi se sa lajmi me origjinë nga Prishtina…i bëjnë jehonë çka thonë filani e fisteku, pastaj më thonë mua e ministrave të mi, pse nuk komenton ai çka tha ai, pse nuk po flet, çka po fleni e pra një gjë po e them sot dhe nuk do të duhej ta përsëris më, çdo komunikim i imi për media si kryeministër do të jetë vetëm në kuadër të interesit të Kosovës dhe asgjë tjetër”, tha ai, duke i sugjeruar edhe varësit e tij që ta ndjekin të njëjtin parim.

Ai foli për procesin zgjedhor në VV, duke thënë se është subjekti politik më demokratik në vend.

“Në këtë proces të gjithë kemi të drejta dhe liri të barabarta, pa asnjë dallim. Prandaj iu bëj thirrje të gjithë anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të marrin pjesë sa më gjerësisht në këto të brendshme. E ardhmja e lëvizjes sonë, e ardhmja e vendit tonë varet, jo prej meje, prej asnjërit prej nesh por për të gjithë neve bashkë“, tha ai./KP

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result