Kurti: Mendjen, sytë e veshët i kemi në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka ngushëlluar familjarët e viktimave në Shqipëri, nga tërmeti që pësoi.

“U ndje shumë edhe në Prishtinë. U zgjuam të gjithë. Por tash mendjen, sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të plagosurve e të lënduarve. Lutemi e urojmë që të mos përsëritet tërmeti. Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t’iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë se Thumana është zona më e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Tërmeti më i fuqishëm shënoi me magnitudë 6.3.

Share This Article