Kurti merr nismën për shtenisonim e situatës në Veri, Borrel: Presim që Kosova të hedhë hapa të mëtejshëm pozitivë

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më 10 korrik, Kosova dhe BE-ja arritën një marrëveshje me 4 pika, lidhur me hapat e parë që duhen hedhur drejt shtensionimit të situatës në veri të Kosovës.

Kjo u përforcua të mërkurën edhe nga kryeministri Kosovës, Albin Kurti, i cili deklaroi se do të ketë zhvendosje të prezencës policore nga objektet komunale, pasi sipas tij, “situate gjatë dy javëve të fundit, paraqitet më e qetë”.

Qeveria e Kosovës shpall publikisht gadishmërinë e saj për de-eskalimin e situatës. Kjo nënkupton dhe reduktimin e menjëhershëm të ¼ të policëve që gjenden brenda ndërtesave komunale. Ato do të zhvendosen diku tjetër“- theksoi Kurti.

Lidhur me këto zhvillime ka reaguar edhe shefi i diploacisë Evropiane, Josep Borrell. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Borrell shkruan se ka mirëpritur përkushtimin e Kosovës ndaj marrëveshjes, që hedh hapat e parë për deskalim.

“Presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë të përparojë në këtë drejtim. Ne do të vazhdojmë të punojmë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja me palët”- shkruan Borrell.

Kosovë- BE, 4 pikat e dakordësuara:  

  • Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm për 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.
  • Policia e Kosovёs bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.
  • Qeveria e Kosovёs, pёrmes njё deklarate publike, mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.
  • BE-ja do të ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes. Veprimet e sipёrpёrmendura do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore.
Share This Article