Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë dhe teknologjisë “Hannover Messe 2025”.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet sekjo është hera e dytë që Kurti merr pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme globale për inovacionin, automatizimin dhe transformimin industrial.
“Gjatë vizitës së tij, kryeministri Kurti bashkë me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të zhvillojë një tur të udhëzuar nëpër pavijonet e kompanive lidere si Bosch Rexroth, Festo, Siemens, Aleph Alpha, SAP dhe Schneider Electric, me fokus në teknologjitë inteligjente të prodhimit, automatizimin industrial dhe ekosistemet digjitale. Në kuadër të pjesëmarrjes në panair, Kryeministri do të zhvillojë takime bilaterale me drejtues të kompanive dhe institucioneve ndërkombëtare, përfshirë takimin me Dr. Jochen Koeckler, Drejtor Ekzekutiv i Deutsche Messe AG, si dhe një takim me Kryeministrin e landit të Baden-Ëyrttemberg, z. Winfried Kretschmann”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Kurti thuhet se do ta vizitojë stendën e Kosovës në Panair, ku këtë vit janë të pranishme disa kompani nga Kosova.
“Pjesëmarrja në ‘Hannover Messe 2025’ konfirmon përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të fuqizuar ekonominë, tërhequr investime të huaja dhe ndërtuar partneritete strategjike me kompani dhe shtete të zhvilluara”, thuhet tutje në njoftim.