ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj 7 hours ago
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 10 hours ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 10 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 10 hours ago
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho  10 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kurti: Në asnjë mënyrë nuk do të nisim një luftë të tretë Ballkanike për t’u bashkuar me Shqipërinë

albnews by albnews
30 January, 2021
in Kosova, UK
0
Kurti: Në asnjë mënyrë nuk do të nisim një luftë të tretë Ballkanike për t’u bashkuar me Shqipërinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i VV-së, Albin Kurti në një bashkëbisedim virtual me redaktorët e revistës politike të Oksfordit ka folur lidhur me bashkimin me Shqipërinë.

Kurti është shprehur se Kosova duhet ta ketë të drejtën e referendumit.

RelatedPosts

Ndodh në aeroport/ Familjarët hipin në avion një grua të vdekur: Po fle gjumë, nuk ndihet mirë… 

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike, grupi dyshohet të jetë i lidhur me Pekinin, përdorën informacionet për…

Fshehu mijëra paunde në çorape, kapet në aeroportin Adem Jashari

Kryetari i Vetëvendosjes tha se Kosova nuk do të shkaktojë luftë të tretë ballkanike në mënyrë që të ndodh bashkimi me Shqipërinë.

“Kushtetuta e Kosovës thotë që Kosova nuk mund të bashkohet me ndonjë shtet tjetër. Serbët, boshnjakët e të tjerë janë qytetarë të Kosovës, por kur Serbia dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës, atëherë Kosova është shtet i dobët për t’u konfrontuar me hegjemoninë e Serbisë. Serbia dëshiron që të krijojë Serbinë e Madhe pasi që Beogradi u bën presion serbëve nëpër shtete të Ballkanit të mos integrohen. Ne duam të kemi të drejtën e referendumit, ne nuk duam të shohim ndonjë formë të dhunës për tu bashkuar. Kosova duhet ta ketë të drejtën për referendum jo domosdo që të bashkohemi me Shqipërinë, por të kemi të drejtën e referendumit. Nëse bëhet në formë paqësore dhe demokratike atëherë po bashkim me Shqipërinë dhe do ta respektojmë rezultatin por në asnjë mënyrë ne nuk do të nisim një luftë të tretë ballkanike në mënyrë që bashkohemi me Shqipërinë”, tha Kurti.

Ai ka folur edhe për shkarkimin e Agim Veliut dhe tentimin për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme nga ish-presidenti Thaçi.

“Në mars 2020, ne filluam me një mbyllje por ish-presidenti dëshironte të shpallte gjendje emergjente dhe ai dëshironte që të merrte kompetencat e drejtimit të shtetit në dorën e tij. Ai dëshironte fuqi për të shndërruar Kosovën nga Republikë Parlamentare në Republikë Presidenciale. Ai mendoi se është mbret, imagjino sikur Mbretëresha Elizabeta t’i bëjë thirrje policisë në Britani për të mos u bindur urdhërave të kryeministrit Johnson”, tha Kurti.

Kandidati për kryeministër i VV-së tha se nuk është i gatshëm që të hyjë në dialog për të kompenzuar Serbinë.

“Unë mendoj se ne duhet të jemi të sinqertë për të pasur një marrëveshje të qëndruar, ne duhet të bëjmë kërkesa ndaj njëra-tjetrës. Serbia ka disa kërkesa për Kosovën edhe ne gjithashtu dhe t’I vendosim në tavolinë kërkesat tona për të pasur një dialog të drejtë. Ne duhet t’i rishikojmë 33 marrëveshjet paraprake me Serbinë, pra marrëveshjet nuk zbatohen. Duhet ta mbyllim atë kapitull në mënyrë që të vazhdojmë përpara. Unë jam gati për të dëgjuar nevojat dhe kërkesat për serbët e Kosovës ata janë bashkëqytetarë të mi, por më duhet të them që nuk jam gati për të hyrë në një projekt ku ne duhet të kompenzojmë Serbinë për humbjet që i ka shkaktuar në Kosovë. Lotët në fytyrën e Vuçiqit nuk janë lot të serbëvë të zakonshëm por lotë të Serbisë si shtet që e ka humbur Kosovën. Negociatat në dialog janë diçka që njerëzit duhet të jenë përfitues, dhe jo politikanët. Ne duhet të ndihmojmë njerëzit”, tha Kurti.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

19 December, 2025
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result