Kurti në Berlin për takimin me kancelarin gjerman Shcolz

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Berlin, Gjermani, ku do të ketë takim bilateral me kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Shcolz.

Sot, më 4 maj kancelari gjerman Olaf Scholz do të pres në Berlin, në takime të ndara, kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nga Bashkimi Evropian për këtë është thënë po synohet të mbështetet dialogu, ndërsa analistë në vend e kanë cilësuar si një tentativë për zhbllokimin e procesit të dialogut dhe mundësi drejt arritjes së një marrëveshje Kosovë-Serbi.

Takimi i kancelarit Scholz me kryeministrin Kurti do të mbahet në orën 15:00, kurse më pas do të mbahet një konferencë për media rreth orës 16:00. Ndërsa, takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq do të zhvillohet në orën 17:30, ndërsa nga ora 18:30 do të mbahet një konferencë për media.

Share This Article