Kurti në Londër, diskuton për situatën në veri të Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Albin Kurti është takuar në Londër me kryetaren e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, me të cilën diskutoi për qeverisjen, progresin në Kosovë dhe marrëdhëniet dypalëshe.

 “Vëmendje të veçantë iu dha zhvillimeve të fundit në katër komunat veriore në Kosovë dhe sulmeve të organizuara nga grupe kriminale ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve, si dhe përfshirjen aktive të Serbisë në tensionimin e situatës deri te rrëmbimi i tre policëve të Kosovës brenda territorit të Republikës, për të cilët Serbia duhet të mbahet përgjegjëse ndonëse ata u liruan sot gjatë ditës”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.

Kurti e falënderoi deputeten Kearns për mbështetjen ndaj Kosovës dhe qëndrimet e zëshme për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në të gjithë Evropën.​

Share This Article