Kurti në mbledhjen e 100-të liston arritjet e qeverisjes së tij

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e 100-të të Qeverisë që po mbahet këtë të mërkurë, ka thurur lëvdata për punën e qeverisë së tij gjatë një viti e gjysmë, duke thënë se “qeverisje më të mirë Kosova s’ka pasur kurrë”.

Para kabinetit qeveritar, ai ka listuar disa nga të arriturat e qeverisjes së tij, ani pse ka thënë se ende ka shumë punë për të bërë.

Kurti ka përmendur edhe disa dukuri jo të mira që sipas tij, i kanë trashëguar nga qeveritë e kaluara e që tashmë me Qeverinë Kurti janë ndalur.

“Është moment i përshtatshëm për t’i listuar disa nga të arriturat kryesore, dukuritë jo të mira të trashëguara nga qeveritë e kaluara që i kemi ndalur si dhe sfidat sistemore me të cilat po ballafaqohemi”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka përmendur shpenzimet e panevojshme të cilat ka thënë se janë ulur ose eliminuar si dhe kontratat e dëmshme që janë shkëputur.

Po ashtu, kreu i ekzekutivit ka thënë se janë ndalur ndërhyrjet politike në proceset e emërimeve dhe është rritur cilësia e ekspertizës në komisione rekomanduese për proceset e rekrutimit në ndërmarrje publike dhe pozita tjera të larta drejtuese.

“Janë ngrirë mbi 3 milionë euro në kuadër të hetimeve për financim të paligjshëm dhe shpëlarje parash. Për shpronësimet e dëmshme në vitin 2021 është dërguar në Prokurorinë Speciale kallëzim penal lidhur me procesin e shpronësimeve për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Pejë”.

“Është bllokuar rruga në terminalin doganor në Han të Elezit dhe është bërë shpronësimi i pronave për ndërtimin e rrugës shtetërore në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Elezit. Janë ndërprerë projektet në fushën e efiçiencës së energjisë që me kosto më të lartë se vlera e tregut dhe pa planifikim të duhur, do të rezultonin me dëmtim të buxhetit”, ka shtuar Kurti.

Share This Article