Kurti: Në vend që të hetohej për Banjskën, Radoiçiç merr pjesë në rrahjen e Sanduloviçit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka folur rreth arrestimit të kryetarit të Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviç dhe rrahjes së tij.

Kurti ka thënë se në rrahjen e Sanduloviç ka marrë pjesë edhe organizatori i sulmit agresor në Banjskë të Zvecanit më 24 shtator.

“Serbia është vendi ku Radoiçiç, përgjegjës për sulmin në Banjskë, në vend që të përgjigjet para autoriteteve të vendit, merr pjesë në rrahjen brutale të Sanduloviçit. Kështu është rasti, ku krahas torturave, shteti serb ka zgjedhur që të ngrit aktakuzë ndaj tij pas homazheve që bëri në Prekaz të varri i Blerina Jasharit. Kjo flet për mendësinë që fqinj ynë kultivon brenda vetes. Veprimet antidemokratike e pasqyrojnë realitetin e hidhur atje”, tha Kurti.

Share This Article