Kurti nesër s’shkon në takim, VV e çon Presidentin në Kushtetuese

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Arbërie Nagavci ka dërguar sot në Gjykatë Kushtetuese kërkesën për vlerësim e kushtetueshmerisë ndaj thirrjes së presidentit të Kosovës për moszbatimin e vendimit të qeverisë lidhur me masat emergjente për koronavirusin.

Nagavci ka thënë se nuk është hera e parë që Thaçi bën thirrje të tilla që bien ndesh me kushtetutën.

“Sapo e dërguam në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimit të presidentit të Kosovës, kur bëri thirrje për rezistencë qytetare, respektivisht për mos zbatim të vendimit të qeverisë në lidhje me masat emergjente të adresuara për menaxhimin e situatës me korona.

Ndonëse nuk është hera e parë që presidenti bën thirrje të tilla, nxit për mosrespektim të Kushtetutës dhe të ligjeve, kësaj radhe ai bëri një shkelje seriozë duke nxitur qytetarët për mos respektimin e aktit më të lartë juridik, andaj edhe është edhe detyrë dhe obligim i joni që si deputetë të Kuvendit që këtë ta adresojmë në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë ajo.

Share This Article