Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se nga shtatori do të hapen edhe tetë profile të reja në arsimin dual.
Kurti, profilet i ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook.
– Rrobaqepësi,
– Automekanik,
– Metal përpunues,
– Përpunues i drurit,
– Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit,
– Instalues elektrik,
– Tregti me shumicë dhe pakicë,
– Estetist.
Sipas tij, përveç profileve kuzhinier, asistent i mikpritjes hoteliere (kamarier), floktar e murator, nga viti i ardhshëm shkollor do të fillohet edhe këto profile të reja në arsimin dual.
“Tashmë po zgjerohemi në 21 shkolla në 13 komuna të ndryshme, me 12 profile”, shkroi Kurti.