Kurti nga Sllovakia: Më shumë na ofendon mospranimi i krimeve nga Serbia, se mosnjohja e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot në Forumin e Bratislavës se në procesin e bisedimeve me Serbinë nevojitet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme për normalizim të marrëdhënie dhe njohje të ndërsjellë.

Kurti në panelin “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, në kuadër të Forumit të Bratisllavës GLOBSEC 2022 tha se qytetarët e Kosovës më shumë ofendohen pasi Serbia nuk pranon krimet e kryera në Kosovë sesa që nuk e njeh shtetin e Kosovës.

“Në procesin e bisedimeve me Serbinë, të mbajtura në ombrellën e Brukselit kemi qenë konstruktiv e kreativ. Kemi nevojë për një dialog parimor, midis palëve të barabarta dhe një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizim të marrëdhënieve, të përqendruar tek njohja e ndërsjellë. Fatkeqësisht Serbia po thotë se nuk do ta njohin kurrë dhe përtej kësaj as nuk i njohin krimet e kryera në të kaluarën. Të jem i sinqertë, kjo e dyta nga ofendon shumë më shumë se e para”, tha kryeministri Kurti, raporton Telegrafi.

Ai tha se para 23 vjetësh ka pas ndërhyrje të NATO-s ndaj ish Jugosllavisë për ta ndaluar gjenocidin e Serbisë ndaj Kosovës.

Share This Article