Kurti: Njohja nga Xhamajka, fillim i mbarë për diplomacinë e Kosovës dhe qeverinë e re

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njohjen nga Xhamajka, e ka quajtur fillim të  mbarë për diplomacinë e Kosovës dhe qeverinë e re.

“Një vend i rëndësishëm i Karaibeve dhe një pjesë e rëndësishme e Kombeve të Komonuelthit njohën zyrtarisht Republikën e Kosova. Një fillim i mbarë i vitit 2020 për diplomacinë e Kosovës dhe qeverinë e re.

Dua të falënderoj njerëzit dhe qeverinë e Xhamajkës si dhe kryeministrin, Andrew Holness. Mezi pres që të bashkëpunojmë dhe t’i tregojmë mirënjohjen e Kosovës në çdo mundësi të ardhshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Share This Article