Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti vendit, Hashim Thaçi, është nxituar me kërkesën e tij që Lëvizja Vetëvendosje të propozojë mandatarin e ri për formimin e qeverisë së re.
Kurti ka thënë se zgjidhja më e mirë është të bëhen të gjithë bashkë në luftën ndaj koronavirusit, e më pas të shkohet në zgjedhje.
“Nuk do ta lëmë presidentin pa përgjigje, por nuk do të nxitohemi. E kemi prioritet pandeminë e koronavirusit. Zgjidhja më e mirë është të bëhemi bashkë në luftën kundër koronavirusit, dhe pasi të kalojë kjo të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Kurti në Rtv21.
“Është për të ardhur keq që presidenti ka shpallur planin për një qeveri të re, duke na ftuar liderëve në të njëjtën ditë, që kjo paraqet shkelje të kushtetutës”, është shprehur Kurti.
Kryeministri në detyrë tha se presidenti është dashur ta ftonte në takim vetëm atë, e më pas liderët tjerë politikë.
“Pra, besoj që është nxituar ka gabuar por nuk do ta lëmë pa përgjigje”.