Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the svp domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /var/www/wptbox/wp-includes/functions.php on line 6121
Kurti optimist se do të bëhet koalicioni parazgjedhor VV-LDK < ALB UK News

ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Donald Trump: Do të flas shumë shpejt me Putin. Do i shihni gjërat të ndodhin nëse SHBA do jetë e pakënaqur me vendimet e tij 10 hours ago
Sondazhi i Eurobarometrit- Shqiptarët të parët në rajon për mbështetjen për anëtarësimin në BE, serbët të fundit 10 hours ago
Dua Lipa ndez skenën në Toronto me një performancë tejet të ‘nxehtë’ dhe provokuese 13 hours ago
Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria, dyshime se përmbajnë pesticide dhe nivel të lartë hekuri 13 hours ago
Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina 14 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kurti optimist se do të bëhet koalicioni parazgjedhor VV-LDK

albnews by albnews
22 August, 2019
in Kosova
0
Mustafa e Kurti koordinohen për mocionin e mosbesimit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është shprehur optimist se partia e tij do të hyjë në koalicion parazgjedhor me LDK-në.

Në një lidhje direkte në Facebook, Kurti ka thënë se ka bashkëpunim korrekt mes dy partive dhe se nëse bëhen bashkë, si koalicion do të marrin rreth 70 ulëse në Kuvend.

“Kemi shprehur vullnetin e mirë. Jemi optimistë. Për një vit kemi bashkëpunim me kryetarin tashmë të rizgjedhur të LDK-së Isa Mustafa. Kemi pas takime të rregullta, dhe që nga vera e vitit të kaluar, s’e kemi befasuar njëri-tjetrin. Ka pas bashkëpunim korrekt në opozitëbërie. E sot s’e kemi qeverinë duke iu atribuuar rezistencës sonë”, ka deklaruar ai.

RelatedPosts

Shkolla shqipe në Zvicër, ruajtëse e gjuhës dhe kulturës kombëtare

“Kurti do jetë i vdekur” – Grafite kërcënuese për kryeministrin e Kosovës në veriun e Mitrovicës

Zbulohet EMRI/ Ky është ish-ministri nga Kosova që do jetë pjesë e kabinetit “Rama 4”

“Nëse të gjitha subjektet do të garojnë veçmas, me siguri do të ketë polemika të ashpra. Pothuajse secili beson që do të fitojë. Unë jam i bindur që ne do të fitojmë. Por nëse e bëjmë koalicionin parazgjedhor, atëherë dihet fituesi. Koalicioni VV-LDK është fituesi. Bashkë do të kemi rreth 70 deputetë, sepse më 2017 LVV kishte 32 deputetë, LDK me disa parti të vogla 29, bashkë kishim 61. AKR doli dhe ua bëri 61 të tjerëve. Në qershor 2017 ishim 61, nëse bëjmë koalicionin parazgjedhor mbërrijmë në 70. Fituesi dihet e ata që mbesin garojnë për vendin e dytë. Me siguri edhe do të flasin mirë për ne sepse do të shpresojnë se pas zgjedhjeve do t’i marrim ndonjërin prej tyre”, ka thënë më tej Kurti.

Pas kësaj, Kurti ka thënë se edhe nëse shkojnë të vetëm dhe VV del fituese, “do të duhet të kërkojmë partnerë, që s’do të jetë kollaj, por jo e pamundur”.

Kurti ka thënë se ndër punët e para që do të bënte nëse VV hyn në pushtet, do të ishte “zvogëlimi i Qeverisë në 12 ministri me nga një zëvendësministër”.

Luftën ndaj korrupsionit e ka shprehur si ndër hapat e parë që do të ndërmerrte VV në rast se vjen në pushtet.

“S’ka kuptim të hedhësh sende në një thes kur është i shqyer në fund. Duhet të qepim fillimisht thesin e më pas të hedhim sende. Qytetarët s’po duan ta paguajnë tatimin kur po shohin kaq korrupsion. Duhet të ndalim krimin e korrupsionin që ta kthejmë kredibilitetin shtetit si tatimbledhës”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se nëse Vetëvendosje merr qeverisjen, “ndër gjërat e para që do të ndodhnin do të jetë edhe kthimi në Kosovë i prokurorit Elez Blakaj”.

“ Ai u përndoq. Gjendet në SHBA, me qeverinë tonë të re, ai do të kthehet në Kosovë”, ka shtuar ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Donald Trump: Do të flas shumë shpejt me Putin. Do i shihni gjërat të ndodhin nëse SHBA do jetë e pakënaqur me vendimet e tij

Donald Trump: Do të flas shumë shpejt me Putin. Do i shihni gjërat të ndodhin nëse SHBA do jetë e pakënaqur me vendimet e tij

3 September, 2025
Sondazhi i Eurobarometrit- Shqiptarët të parët në rajon për mbështetjen për anëtarësimin në BE, serbët të fundit

Sondazhi i Eurobarometrit- Shqiptarët të parët në rajon për mbështetjen për anëtarësimin në BE, serbët të fundit

3 September, 2025
Dua Lipa ndez skenën në Toronto me një performancë tejet të ‘nxehtë’ dhe provokuese

Dua Lipa ndez skenën në Toronto me një performancë tejet të ‘nxehtë’ dhe provokuese

3 September, 2025
Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria, dyshime se përmbajnë pesticide dhe nivel të lartë hekuri

Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria, dyshime se përmbajnë pesticide dhe nivel të lartë hekuri

3 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result