Kurti paraqitet në Gjykatë për rastin e kërcënimit nga rrjetet sociale, dy të akuzuar për kanosje

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është paraqitur sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës, ku po gjykohet çështja ndaj Faton Klinakut, i akuzuar për kanosjen e Kurtit.

Në seancën paraprake, në të cilën Gjykata vendos mbi vlefshmërinë e aktakuzës dhe vijimin e procedurës penale, kryeministri në detyrë tha se do të përfaqësojë veten si palë e dëmtuar. Ai gjithashtu deklaroi se nuk kërkon dëmshpërblim nga pala tjetër.

Rasti daton nga 29 gushti i dy viteve më parë, kur nëpërmjet rrjeteve sociale, kryeministri pretendon se Klinaku e kishte kërcënuar me vrasje.

Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras A.K. sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova,” thuhej në mesazhin e ripostuar të Klinakut, i cili është edhe pjesëtar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Ndërsa mesazhi i Klinakut erdhi në vijim të postimeve të tjera ku shprehej i zhgënjyer që “i kishte dhënë votën” kryeministrit Kurti, ai e ka refuzuar akuzën e kanosjes të ngritur nga Prokuroria, duke thënë se kurrë nuk ka menduar të kërcënojë dikë.

Për postimin tim, konsideroj që nuk ka vepër penale. Prandaj nuk e pranoj,” raportohet se deklaroi Klinaku në seancën fillestare gjyqësore.

Bashkë me Klinakun, i pandehur për çështjen është edhe Nuredin Selmani. Disa javë më parë, Prokuroria njoftoi se aktakuza ndaj tyre është për veprën penale “Kanosja”.

Share This Article