Kurti pas takimeve në Bruksel: Mikëpritje e ngrohtë që më jep shpresë për të ardhmen e Kosovës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për takimet që ka pasur dje dhe që do të ketë sot në vizitën e tij dy ditore në kryeqytetin evropian. Kurti ka shkruar se ka pasur takime përmbajtësore në Bruksel që i jep shpresë për të ardhmen e Kosovës.

Shefi i ekzekutivit ka shkruar në Facebook për takimet që ka pasur dje me disa komisionerë evropianë dhe për takimet që do të ketë sot me kryediplomatin evropian, Josep Borell dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ndërkaq sot ditën e filluam me z. Jens Stoltenberg – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për të vazhduar mandej me z. Josep Borrell – Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, z. Olivér Várhelyi – Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim si dhe znj. Ursula von der Leyen – Presidente e Komisionit Evropian. Ditën dhe vizitën në Bruksel e përmbyllim me Komitetin e Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme (AFET).  Ishin këto takime përmbajtësore të një mikpritje të ngrohtë që më jep shpresë për të ardhmen e Kosovës. Për planin tonë të reformave të shumëfishta dhe orientimin evropian dhe euro-atlantik do të kemi mbështetje serioze”, ka shkruar ai.

Share This Article